Po bëhet virale! Ja pse u përlot Andi në ditëlindjen e tij, publikohen pamjet!

Melisa dhe Andi kanë rezultuar deri më tani një nga çiftet më jetëgjatë të “Për’puthen”.

Historia e tyre e dashurisë lindi brenda në program me pëlqim të ndërsjellë dhe u finalizua jashtë me një lidhje, që tashmë është konsoliduar.

Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe duken shumë të lumtur në rrjetet sociale ku postojnë foto e video të shumta nga jeta e përditshme.

Ditën e djeshme, Andi kishte ditëlindjen dhe ka organizuar një super festë ku ka ftuar miqtë e njerëzit më të afërt të tyre.

Të paktë kanë qenë ftesat për stafin dhe ish-konkurrentët e Për’puthen, pasi në rrjetet sociale janë parë vetëm Ana 1 dhe Arjan Konomi.

Sakaq, një moment shumë i ëmbël i kësaj nate duket të ketë qenë surpiza e Melisës për Andin.

Ajo i ka dedikuar atij një këngë ku flet për gjithë ndjenjat e saj, duke ia kënduar për herë të parë në ditëlindjen e tij.

Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Andin i cili është përlotur.

Nuk dihet nëse Melisa do e publikojë këngën në YouTube apo platformat e tjera sociale, por tashmë kjo video është bërë virale.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *