Ky lloj kanceri është më vdekjeprurësi për femra

Kanceri i vezores është një sëmundje që prek jetën e grave në të gjithë botën, por ekspertët thonë se sëmundja nuk është një vrasës i heshtur dhe se ju lehtë mund ta zbuloni atë në kohë.

Rreziku i kancerit të vezores rritet, ndërsa një grua plaket dhe në shumicën e rasteve prek gratë pas menopauzës.

Sidoqoftë, kjo sëmundje mund t’u ndodhë edhe vajzave të reja dhe shpesh fajtori kryesor është paradispozicioni gjenetik. Nëse vëreni ndonjë ndryshim në tualet, të tilla si urinimi i shpeshtë, kapsllëku ose diarreja, vizitojeni mjekun tuaj.

Simptomat e para që sugjerojnë kancerin e vezores janë fryrja e vazhdueshme ose ënjtja e stomakut, një ndjenjë e pakëndshme në stomak dhe humbja e papritur e peshës.

Gjithashtu, ka shumë gjakderdhje vagjinale, dhembje në shpinë, ndiheni shumë të lodhur pas ngrënies dhe keni një oreks të keq.

Shenjat që tregojnë se duhet të shihni një gjinekolog, sa më shpejt që të jetë e mundur, përfshijnë kruajtje dhe skuqje në vaginë, periudha të parregullta, zbardhje të vulvës, dhembje në legen dhe dhimbje gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *