Në këtë qytet shqiptar ka gjendje alarmi/ Ne dite mbi 100 fëmijë shkojne në spital

Virozat e stinës kanë dyfishuar numrin e vizitave në pediatrinë e spitalit të Fierit, ku simptomat kryesore janë temperatura e lartë dhe të vjellat. Mjekët rekomandojnë për prindërit që të shmangen qëndrimet e gjata të fëmijëve në diell, ndërsa për çdo problem duhet të paraqiten në urgjencë.

 

Mjekët e spitalit të Fierit vënë në dukje se në këtë periudhë është dyfishuar numri i vizitave në urgjencën e pediatrisë, ndërsa rekomandojnë shmangien e fëmijëve nga rrezet e forta të diellit.

Ndërsa prindërit e fëmijëve shprehen se simptomat kryesore janë temperatura e lartë dhe të vjellat. Mjekja pediatre Anila Mukaj u kërkon prindërve të mbajnë fëmijët nën kontroll e në raste të dyshimta të paraqiten në urgjencë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *