Ndahet edhe një çift i showbizit (FOTO)

Kenny “Babyface” Edmonds dhe bashkëshortja e tij Nicole Pantenburg po ndahen.

Të martën, këngëtari 62 vjeçar dhe aktorja 48 vjeçare njoftuan në një deklaratë të përbashkët se po i ndajnë rrugët pas shtatë vjetësh martesë.

“Pas shumë mendimesh dhe me mërzi, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës tonë. Ne vazhdojmë të kujdesemi dhe kemi respekt për njëri-tjetrin dhe ndajmë dashuri të përjetshme për vajzën tonë dhe mirëqenien e saj”, thanë ata në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

“Ne kërkojmë privatësi personale për veten dhe vajzën tonë”, përfunduan ata.

Babyface dhe Nicole u martuan në 2014 pasi ishin lidhur për më shumë se shtatë vjet. Ata ndajnë vajzën 14-vjeçare Peyton.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *