Reperja e famshme tërhiqet nga muzika

Është një ndër artistet më të njohura në botë dhe sidomos në “hip-hop” ajo pëlqehet shumë nga publiku. Bëhet fjalë për yllin botëror Iggy Azalea

Ishte vetë artistja e cila na zbuloi se do të tërhiqet për disa vite nga muzika me anë të një postimi në profilin zyrtar në Twitter.

Iggy do të publikojë muajin e ardhshëm albumin “End of an Era (fundi i një epoke) dhe si duket me këtë titull ajo na kishte paralajmëruar se të paktën për disa vite ky album do jetë përmbyllësi i “epokës IGGY”.

 

““End of an Era” është shumë i veçantë për mua, sepse pasi të publikoj albumin muajin tjetër do të marr disa vite për t’u fokusuar në projekte të tjera kreative dhe në gjëra që më inspirojnë, përpos muzikës”, ka shkruar reperja.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *