C’ka bërë kështu/ Jasmina e Përputhen ndryshon komplet pamjen: Nuk njihet më kështu

Jasmin Kadriu vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga “Për’puthen”. Ish-konkurrentja, e cila është tepër aktive në Instagram, i ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë me postimin e fundit në story. Teksa ka uruar mikun e saj Gento Dj për ditëlindje, ajo ka ndarë një foto të rrallë të saj që duket se është shkrepur disa vite më parë.

 

Ndërkohë që Jasminën jemi mësuar ta shohim me flokë të gjatë brunë, në imazhin e publikuar e reja shfaqet me flokë të shkurtër të lyer me disa ngjyra, vjollcë, jeshile e blu. Mund të themi me siguri se nëse ajo nuk do e kishte publikuar vetë këtë foto, vështirë ta dallonim që është Jasmina.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ish-konkurrentja sqaroi të gjithë ndjekësit në Instagram se ajo dhe Andi Artani nuk flasin më me njëri-tjetrin që kur u bënë block në rrjetin social pas ditëlindjes së Fation Kuqarit. /News31


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *