Pamje nga vjedhja e dy veturave në Suharekë

Natën e 13 korrikut të këtij viti hajnat ja kishin mësyrë shtëpisë së Bujar Ramshajt në Peqan të Suharekës.

Ramshaj tek në mëngjes e kishte vërejtur se i janë vjedhur dy veturat të cilat ishin të parkuara në garazhën e tij. Ai thekson se veturat e tij kapin vlerën e rreth 15 mijë e 500 eurov.

“Mëngjes, ora 06:40 e kam lajmëruar policinë kanë ardhë në ora 07:00 dy policë e kanë bo vetëm një fotografi dhe kanë shkuar masandej nuk kanë ardhur deri sa kam shkuar në stacion dhe e kam takuar komandantin e policisë dhe kemi ardhur me kerrin e tij deri në vendin e ngjarjes ndërsa ata hetuesit kanë ardhur diku rreth orës 09:00”, tha Ramshaj.

Ramshaj kishte arritur që nga kamerat e sigurisë në dy vende të ndryshme ta kuptoj lëvizjen dhe orën kur ju kishin vjedhur veturat.

“Mandej kemi shkuar tek stacioni i policisë me hetuesit dhe kam ardhur në fshat sepse unë nuk kam kamera tek shtëpia kam kërkuar me i pa kamerat tek një lokal këtu m`i ka treguar dhe qeto inçizime i kam nxjerrë dhe ja kam dërguar policisë dhe policia ka ardhur prapë dhe i ka marr origjinalet. E dija kohën përafërsisht dhe në orën 02:07 ishin kanë në Duhël te rrethi tek autostrada, mirëpo aty ishte bashkangjitur edhe një veturë Pikap”, theksoi Ramshaj, për Kallxo duke pretenduar se nuk ka pas vullnet për punë efektive nga zyrtarët policorë në Suharekë.

“Veturat këtu ka qenë ‘Polo’ dhe ‘Corsa’ ka qenë aty, ky bure ka qenë atje në atë pjesën dhe e kanë pru këtu, jo, jo nuk i kanë marr gjurmët ju thash unë policisë për gjurmë të gishtave po nuk e di ata qysh i kanë procedurat e veta. Ju kam treguar që i kanë prek sendet dhe dyert janë hapur. Edhe diçka kisha me shtuar jam i bindur që me pas vullnet dhe me punu policia i kishin gjetur veturat sepse nuk është një send i vogël që e shtinë në xhep edhe shkon”, pretendon Ramshaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha shkurt se lidhur ne rastin e vjedhjes së veturave janë arrestuar disa persona dhe rasti është duke u hetuar ende.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *