Kukull e bukur është bërë/ Ja si e ka ndryshuar pamjen Bora Zemani para fillimit të Përputhen

Moderatorja e programit më të ndjekur e komentuar të vitit “Për’Puthen”, Bora Zemani na shfaqet nëpër me një ‘look’ të ri siç nuk e kemi parë kurrë më parë.

Në një video postuar në llogarinë e saj Instagram, ajo shfaqet bionde dhe në të njëjtën kohë pyet ndjékësit e saj nëse dukej më mirë bionde apo siç e kemi parë gjithmonë brune.

Pamvarisht bukurisë dhe elegancës së Borës, me flokët bionde, fansat e saj e preferojnë atë burne dhe rreth 70% e ndjékësve shprehën dëshirën që moderatorja të kthéhet në brune.

Kujtojmë se Bora Zemani ka vite eksperiencë si moderatore dhe nuk ka guxuar shumë në ndryshime drastike në ‘look’, por gjithnjë e kemi parë brune dhe me flokë të drejtë.

Ajo është ndër moderatoret më të pëlqyera të ekranit dhe kjo sidomos për origjinalitetin që ajo përfaqëson dhe thjeshtësinë që ndan me fansat e ndjekësit e saj.

Zemanin do e shohim sërish në shtator në ekranin e madh të Top Channel, pikërisht në sezonin e ri të programit të shumë ndjékur të dashurisë “Për’Puthen”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *