Mungesa e Përqëndrimit – Normalitet apo Një Sëmundje e Re Mendore?

Me siguri nuk ju ndodh rrallë herë që të humbsini krejt pa pritur në mendime teksa jeni duke kryer një punë.

Madje kjo mund të ndodhë edhe kur nuk jeni duke bërë asgjë apo aktivitete të thjeshta si ecjet në natyrë.

Po flasim pikërisht për përhumbjet në mendime që shpesh duken si një krejt proces natyral dhe i padëmshëm.

Por sëfundëmi ekspertët psikiatër ngrenë shqetësimin se kjo po kthehet në një problem, madje në një sëmundje të vërtetë të njohur si “çregullimi i përqëndrimit”.

Si qëndron e vërteta?
Duke qenë se janë të ngjashme edhe me sindroma apo sëmundje të tjera, komuniteti mjekësor ka ende ndarje përsa i përket diagnostikimit të kësaj gjendje në një smëundje më vete mendore.

Simptomat e kësaj gjendje shpesh shfaqen me lodhje, konfuzion të vazhdueshëm, ngadalësim i proceseve të përditshme dhe vështirësi të tjera psikofizike.

Sipas ekspertëve ky shqetësim ka kohë që është shfaqur dhe shpesh është quajtur me emërtime të ndryshme

Disa prej tyre e shohin si një efekt anësor të sidromës ADHD, sëmundja e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit

Ku personat vuajnë nga hipëraktiviteti dhe interaktiviteti i vazhdueshëm me të tjerët ose mjedisin përreth.

Shpërqëndrimi i vazhdueshëm nga ana tjetër mund të jetë një shprehje e po kësaj sëmundje që shfaqet në këtë formë duke u mbyllur në mendime.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *