Pret të bëhet me fëmijë/ Partnerja e Shpat Kasapit tregon detaje rreth shtatzënisë…

Partnerja e kcngDotarit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka zbuluar se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku u është përgjigjur të gjitha pyetjeve në “Instastory”.

E pyetur për gjininë e foshnjës, Jao tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.

Ishte Shpat Kasapi ai që zbuloi në ditën e lindjes së Selvijes se partnerja e tij së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Ai publikoi një foto me bashkëshorten krahas së cilës shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë!

E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *