Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve

Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët.

Ekspertët e syve në Mayo Clinic në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.

Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

“Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë,në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak me vonë shikimi qartësohet vetë”-thotë dr.Muriel Shornak.

Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit.

“Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja, raporton kosovarja.

Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.

“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”-thotë dr.Shornak.

Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20. “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”-thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditë si një solucion me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *