Gjinekologët e Kosovës: Shtatzënat, gjidhënëset dhe ato që planifikojnë shtatzëninë të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA

Pregnant Vaccination. Pregnant Woman In Face Mask Getting Vaccinated in Clinic. Doctor Giving Corona Virus Vaccine Injection Patient. Covid-19 Flu Protection.

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës pas takimeve që kanë pasur sot me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë rekomanduar që shtatzënat, lehonat dhe ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë që të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA.

“R e k o m a n d i m: Gratë në fazën riprodhuese, Gratë shtatzëna pavarësisht moshës të barrës, Lehonat gjidhënëse dhe të tjerat, Ju rekomandojmë vaksinimin me vaksinën anti COVID-19 të teknologjisë mRNA”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës, Prof. Shefqet Lulaj.

Lulaj në një prononcim ka thënë se rekomandimi është nxjerrë pas takimeve që kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ka pasur shumë spekulime në lidhje me vaksinat dhe shëndetin e riprodhimit. Pas takimeve me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës ka dalë me këtë rekomandim”.

Gjinekologu më tej ka thënë se për vaksinat e teknologjisë mRNA kanë vendosur edhe ekspertë botëror.

“Nëse je shtatzënë, në gjidhënie apo planifikoni të mbeteni shtatzënë, rekomandohet të merrni vaksinën Pfizer kundër COVID-19 (meqë në Kosovë vetëm Pfizer ka të kësaj teknologjie). Hulumtimet nëpër botë tregojnë se vaksina Pfizer është e sigurt për gratë shtatzëna dhe ato në gjidhënie”.

Vaksinat e teknologjisë mRNA janë Pfizer dhe Moderna.

Aktualisht në Kosovë vaksinë e kësaj tekonologjie është Pfizer, derisa AztraZeneca përdor teknologjinë vektoriale.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *