Ka milionat e botës, por ka diçka që e pengon Cristiano Ronaldon të jetë i lumtur

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, pas kthimit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur për privatësinë e tij, për të cilën shprehet se nëse do të ishte e mundur do të paguante për ta rifituar.

“Privatësia për mua është zhdukur.

Nëse do të ishte e mundur, do të paguaja për ta rifituar atë.

Njerëzit thonë: Por ti je i pasur.

Ke para, makina të shtrenjta e shtëpi, por kjo nuk është gjithçka.

Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është diçka e mirë.

A e dini se sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi gjatë dy viteve të fundit? Asnjëherë”, tha ai.

“Ky është çmimi i lartë që duhet të paguani kur jeni i famshëm.

Nëse unë shkoj në park, papritur shumë njerëz do të më afroheshin.

Fëmijët e mi do të bëheshin nervozë, e dashura ime po ashtu, por edhe unë.

Nuk mund të shkoj në bar, pasi miqtë e mi nuk do të ndiheshin rehat.

Ndihem sikur jam në kafaz.

Por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë.

Kur nis të bëhesh i famshëm, gjithçka duket e bukur.

Ju jeni i famshëm, lojtar fantastik, shënoni gola, fitoni trofe, jeni në lajmet kryesore, por pas shumë vitesh e shikoni jetën në një mënyrë tjetër”, u shpreh Ronaldo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *