Murati: Lehonat e papunësuara do të paguhen nga 6 muaj me pagën minimale, ato të punësuara 3 muaj

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuiara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje.

Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati.

“Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Tutje ai shtoi se, “Po ashtu për ato të punësuarat janë për 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin.

Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, tha Murati. /Telegrafi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *