QKUK’ja dhe spitalet tregojnë gjendjen e pacientëve të prekur me COVID-19

Gjashtëdhjetë e katër pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërblimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shifra paraqet rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në trajtim inetnsiv ishin 78 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë – 69 më pak se një ditë më herët.

Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.

Vala e infeksionit në Kosovë ka marrë hov qysh në fillim të muajit gusht.

Aktualisht, mbi 20,000 raste janë aktive.

Të enjten janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe mbi 700 raste të reja të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.

Me të dyja dozat e vaksinës, deri të premten në mesditë, janë vaksinuar 351,475 qytetarë të Kosovës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *