“Isha budalla, i pata blerë tre vetura brenda një dite”

Kevin Prince Boateng ka rrëfyer momente të ndryshme nga karriera e tij.

Ish futbollisti i disa skuadrave, në një interviste për ‘DailyMail’, ka kujtuar kohën kur ishte lojtar i Tottenham, dhe brenda një dite kishte blerë tre vetura.

Këtë veprim 31 vjeçari e vlerëson si aktin më të turpshëm në jetën e tij.

“Po është e vërtetë”, u përgjigj Boateng, duke e konfirmuar blerjen e tre veturave brenda një dite sa ishte pjesë e Tottenhamit.

“Unë ende kam në shtëpi një fotografi para tre veturave, në një shtëpi të madhe, më dukej vetja si 50 Cent.

E shikoj shpesh atë fotografi dhe them “shiko sa budalla kam qenë””.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *