Pak njerëz e dinë që ky çaj ul presionin e gjakut!

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të ulur presionin e gjakut pa ilaçe, nutricionistët thonë se çaji i hibiskusit është zgjidhja!

Kafeja mund të rrisë presionin, dhe më shpesh është pikërisht pija të cilën e pimë sapo të ngrihemi.

Nëse e zëvendësoni me çaj hibiskusi, ju jeni duke i bërë një shërbim të madh shëndetit tuaj!

Studimet kanë treguar se çaji hibiscus ul presionin e gjakut te njerëzit që janë në hipertension, ose në fazën e parë të presionit të lartë të gjakut.

“Çaji i hibiskusit ul presionin e gjakut dhe studimet kanë treguar se tre filxhanë të këtij çaji mund të kenë një efekt më të butë kundër hipertensionit”, ka thënë nutricionistja Lauren Harris-Pinkus.

Shkencëtarët nga Universiteti Tufts në Boston, thonë se çaji i hibiskusit vepron kundër tensionit të lartë të gjakut.

Revista Journal of Nutrition njofton se Hibiscus sabdariffa është treguar shumë e aftë për uljen e tensionit sistolik për 7.2 mmHg dhe atij diastolik për 3.2 mmHg.

Efekti i hibiskusit në parandalimin e tensionit të lartë arterial konsiston në vazodilatim (zgjerimin e enëve të gjakut).

Për një efekt shtesë të dobishëm, ftohni këtë çaj dhe shtoni pak lëng shege, ose manaferra të plota të kësaj frute të dobishme.

Për të ulur tensionin, duhet të bini në peshë, të ulni sasinë e kripës që konsumoni, të bëni më shumë stërvitje dhe të hani shëndetshëm, por të dhënat tregojnë se po të shtoni dhe çajin hibiskus në rutinën tuaj ditore, mund të merrni më shumë përfitime, krahasuar edhe me rezultatet e ilaçeve kundër tensionit të lartë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *