Çfarë porosie axha Rifat i dha sot Bekimit

Besarta Jashari vajza e heroit Hamëz Jashari dhe mbesa e komandantit legjendar, Adem Jashari nëpërmjet një postimi në Facebook tregoi se këtë të diel po e kalon me vëllain e saj, Bekim Jashari dhe axhën Rifat Jashari në Prekaz.

“E diela ka kuptim të veçantë për familjen. Edhe këtë të diel, zgjodhëm së bashku me familjen time ta kalojmë në Prekaz – aty ku shpirti më pushon. Të dielat e fundit, po i begaton prezenca e mixhës Rifat që ka ardhur nga Gjermania, e ne nuk po ngopemi me prezencën dhe tregimet e tij. Derisa drekonim, mixha na tregonte për rininë e tij, për Prekazin e asaj kohe dhe për rrethanat e vështira me të cilat përballeshim si familje”, shkruan Besarta në Facebook.

Ajo tregoi se bisedën me Bekim e Rifat Jasharin e ka vazhduar duke diskutuar për aktualitetin.

Sipas Besartës, axha Rifat i këshilloi ata të dy me këshilla të duhura.

“Koha ecte, dreka nuk po mbaronte – unë e Bekimi u zhytëm në tregimet e mixhës… Derisa mixha na tha: “çohuni e vazhdojmë te oxhaku” Biseda natyrshëm vazhdoj me aktualitetin, secili tregonim për përditshmëritë tona, e mixha për çdo gjë ka këshillën e duhur.Edhe për Bekimin e kishte këshillën e duhur: “Bekim, i drejtë para Zotit e para popullit, gjithmonë je në rrugën e drejtë””, theksoi ajo.

Besarta me këtë rast tregoi edhe se do ta mbështesin Bekimin në kandidaturën për zgjedhjet lokale.

“Mua s’më mbetet tjetër, përkrahë mixhës Rifat, ta mbështesë Bekimin – të bashkuar si çdo herë familja jonë. Të dashur miq, kaloni një të diel të mirë pranë familjeve të juaja. E juaja, Besarta Hamëz Jashari, Prekaz”, përfundoi Besarta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *