Fillojnë sherret në Përputhen/ Ku shkon pa shkollë ti, me cfare do ta mbash shtepine…

Puntatën e djeshme në “PSher’puthen” u transmetua takimi i Ritvanës me Argjendin.

Gjatë takimit, Argjendi tregoi se ishe larguar nga familja në moshën 15-vjeçare dhe se kishte nisur punë menjëherë. E si pasojë, atij i është dashur që të ndërpresë studimet. Kjo ngjalli edhe diskutime në studio, ku reagimi i Eduardit u bëri përshtypje të gjithëve.

“Ku shkon pa shkollë? Çfarë do bësh ti në të ardhmen, kur të kesh grua, fëmijë? Si do çosh para në shtëpi?”, i tha Eduardi.

Argjendi tregoi se mundësitë ekonomike e kanë penguar të vazhdojë shkollën dhe se është i kënaqur me “shkollën” e eksperiencës së jetës.

Eduardi vazhdoi të mbetej skeptik dhe shfaqi mosbesim ndaj historisë së Argjendit, pasi sipas tij nuk ka shanse të punosh në një moshë aq të re.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *