Me mbipeshë dhe me një pamje më ndryshe, Enca befason në foton e fundit

Ajo është njëra prej këngëtareve që admirohet në masë të madhe nga publiku.

Bëhet fjalë për artisten nga Shqipëria, Enca, e cila shpesh merr vëmendje me publikimin e imazheve të ndryshme në rrjete sociale.

25-vjeçares së fundmi i është postuar një imazh në faqen e “Vipat e Bllokut”, në të cilën ka befasuar me linjat trupore, fotografia duket të jetë realizuar në një nga bregdetet shqiptare, gjersa krijuesja e “Rakia” duket tejet ndryshe dhe me mbipeshë.

“Enca ti je?”, thuhej në postim pasi në të tillë gjendje nuk është parë thuajse asnjëherë.

Sidoqoftë, ajo e ka pranuar se këtë vit ka shtuar më shumë kilogramë për shkak të incidentit që kishte në këmbë.

Enca në shtator të vitit që lamë pas tregoi se ka thyer këmbën dhe se qëndroi e mbyllur për gjashtë muaj radhazi, zeshkania këtë verë po ashtu anuloi të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *