Vajzat në TikTok po përdorin kastravec të ngrirë për lëkurën: A funksionon dhe çfarë bën?!

Trendi i radhës në TikTok përfshin përsëri ushqimin, por kësaj radhe jo për t’u ngrënë. Vajza po ngrijnë një kastravec dhe më pas po e “aplikojnë” atë në fytyrë.

Ideja nisi që në verë, kur Alexa Rae Loebel shpërndau një video duke thënë se “kastraveci zvogëlon skuqjet dhe poret, ndihmon me aknet, rrathët e zinj poshtë syve dhe hidratimin”, si dhe “ju jep një shkëlqim natyral”. Sigurisht, kaq mjaftoi që posti të bëhej viral, veçanërisht së fundmi.

Nëse kërkoni “facial” (trajtim fytyre në Google), rreth 90% e fotove përfshijnë një grua me rrathë kastraveci në sy.

Kastravecat janë të larta në përmbajtje uji dhe vitamine K, shtoji kësaj të qenit i ngrirë – absolutisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrathëve të errët poshtë syve apo fryrjes. Sidoqoftë, “rezultati” zbehet pas 30 sekondash.

Pra, nuk po bëni ndonjë mëkat nëse e provoni, por nuk është se duhet të prisni as për rezultate magjike.

Çfarë sugjerojmë? Thjesht priteni kastravecin dhe vendoseni në sallatë. Aty ku e ka vendin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *