Ish-partnerja e Cozmanit e thotë troç arsyen e ndarjes: “Ishte posesiv, toksik…”

Pas një kohe që ishte larguar nga skena dhe jeta publike Cozman kishte befasuar të gjithë kur bëri publike lidhjen e dashurisë me vajzën atraktive me emrin Fjolla.

E teksa gjërat po shkonin për mrekulli u mësua se çifti i kanë dhënë fund lidhjes ko u zbulua në rrjete sociale ku nuk kanë asnjë foto bashkë dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dyshimet u vërtetuan nga vet brunja superseksi.

Fjolla ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi disa detaje rreth ndarjes, ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e Cozmanit, kjo ishte dhe arsyeja që i çoi drejt ndarjes, të cilën Fjolla nuk e ka përjetuar mirë.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti, toksiciteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar, ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.

Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet nuk kishte dh.unë, por kishte tendenca toksike, pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur.

Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im, pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë, unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje, uk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, u shpreh ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *