Shkundet Përputhen/ Paralajmërohen disa përjashtime: Ja cfarë pritet të ndodhë…

Për’puthen” ka nisur sezonin e tretë dhe publiku ende po njihet me konkurrentët e rinj, të cilët duket se në një kohë të shkurtë do të shndërrohen në personazhe me interes për publikun. Deri tani janë zbuluar 5 vajza dhe një numër i madh i djemve por duket se shumë shpejt do të ketë ndryshime.

Producentja e programit, Olsa Muhameti ka zbuluar detaje të reja nga programi. Në një bisedë me ndjekësit ajo ka zbuluar se do të rikthehet ‘’Për’puthen prime’’ dhe do të jetë në transmetim deri në fund të sezonit duke nisur nga 2 tetori. Olsa ka zbuluar gjithashtu se do të ketë përjashtime nga emisioni, në një proces që do të nisë të premten dhe do të zgjasë një javë.

Kështu, ajo ka treguar se do të ketë eleminime dhe hyrje të reja. Po ashtu, ajo ka sqaruar sërish për të disatën herë se nuk i imponon konkurrentët për zgjedhjet e takimeve, por vetëm sugjeron.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *