Mevlani thotë se nuk e ka dashur kurrë Ledianën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ishte i ftuar së fundmi në një intervistë, ku u shpreh se Ledjanën nuk e ka dashur kurrë, ndryshe nga sa mendonte publiku.

I ftuar dje te Glamour Zone ai ka rrëfyer disa të vërteta eskluzive në lidhje me Ledjanën dhe Shqipen.

Ai u akuzua nga Ledjana se asnjë dhuratë nuk ja kishte blerë me lekët e tij, por me clering.

“Ajo më njeh mirë dhe ma njeh shumë mirë zemrën. Vetë ka qenë prezente, kur i kam blerë gjëra para saj. E kam bërë këtë, sepse e meritonte dhe doja ta bëja të ndiheshe mirë. Tani normalisht ka pasur raste,kur kemi qenë në program dhe shkonim për të blerë diçka, vetë pronarët na i ofronin pa lekë se na njihnin, po jo se shkoja me tendencë për mos ta futur dorën në xhep. Nuk ngelëm për 20 mijë lekë.“,- tregoi ai duke shtuar si gjithmonë dhe batuta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *