Luana Vjollca qenka martuar në ishullin e pasanikëve… Ata jetuan të lumtur përgjithmonë ka shkruar…

Luana Vjollca u sigurua të kthehej e “martuar” nga pushimet në Mykonos. Jo, nuk është ajo që po mendoni ju. Ka bërë një martesë me shapkat Philipp Plein që vodhën gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram këto ditë. Për ata që nuk e dinë, Luana ka publikuar gjatë pushimeve në ishullin grek disa foto me një palë shapka Philipp Plein.

Mirëpo, një ndjekëse i shkroi para pak ditësh në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”: “Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.” Ky koment i ka rënë në sy Luanës e cila i ka kthyer komentueses përgjigjen me një mësim mjaft të vlefshëm. “Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, shkroi ajo, teksa mori përkrahje nga ndjekësit që ishin një mendim me të.

Si gjithnjë, Luana vendosi ta marrë situatën me sportivitet, duke bërë humor me ndjekësit e saj sot. Ajo postoi një foto para dyqanit të Philipp Plein këtë herë duke shkruar: “Të futem të blej një palë shapka të reja”. Më pas postoi disa foto të tjera duke fokusuar shapkat.

Megjithatë, batutën më epike ajo e kishte ruajtur për dy foto që postoi në Instagram. “Ata jetuan të lumtur përgjithmonë!”- shkroi Luana teksa ka vendosur emojin e një bjondeje dhe shapkave, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Kështu, thoni ç’të doni, Luana e ka ndarë mendjen. Nuk blen shapka të tjera përsa kohë ato aktualet, jo vetëm janë Philipp Plein dhe shumë të bukura por edhe e kryejnë ende funksionin e tyre.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *