Ada dhe Alvisa lënë nam në Përputhen/ Femër e ulët, e pafytyrë, ik nga emisioni…

Dy konkurrentet e ‘Përputhen’, Alvisa dhe Ada u përplasën keq me njëra-tjetrën në puntatën e djeshme.

Teksa në studio po diskutohej rreth ofendimeve që janë bërë përgjatë ditëve të fundit, Alvisa tha se Ada duhet të largohet nga emisioni nëse nuk kërkon falje.

Sipas saj, ajo ka ofenduar më shumë se të tjerët dhe për të është e patolerueshme.

Alvisa: Sjellja e Edit është e patolerueshme (referuar ofendimeve të tij për Adën) dhe mua nuk më pëlqen fare se jam dhe vetë femër, por dua të them që këtu ofendime ka bërë Mikela, që nuk ka justifikim, gjithashtu dhe Ada. Mua më ka ofenduar pafundësisht. Jam shumë po shumë e prekur. Unë në program nuk kam ardhur të bëj viktimën. Kam ardhur për ta shijuar dhe pse jo, për të gjetur dashurinë. E para, unë i flas, nuk ka respekt të më shikojë në sy. Mungesë edukate. E dyta, kur unë flas ajo më përqesh dhe thotë fjalët e mia, i përsërit. E treta, më injoron.

E katërta, më thotë “qepe gojën, pusho”. Ku jemi këtu? Jemi në emision, nuk jemi në rrugë. Më e fundit dhe më me rëndësi, unë kam probleme me sytë dhe është hera e 100 që më thotë “A shikon nga sytë?” dhe “Vi syze”. Përpos meje, ke ofenduar Ritvanën për pamjen që ashtu ia ka fal Zoti, jo hundët, jo buzët, jo të gjitha. Ke ofenduar Mikelën, i ke thënë nuk ke mundësi financiare. Atij i ke thënë kokëbosh, i ke thënë je si femër. Personi që ka ofenduar më shumë persona këtu je ti. Unë nuk të kam ofenduar asnjëherë se kam dinjitetin tim. Ti ke ofenduar dhe ti je personi i parë që ose duhet të largohesh nga këtu, ose të kërkosh falje, në rregull?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *