Lidhja mes ankthit dhe oreksit

Episodet e rralla të ankthit janë më se normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.

Njerëzit e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me episode të mirëfillta ankthi, ndonëse ndryshimi është i madh.

4 Shenjat Psikologjike Më Të Forta Të Ankthit
Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik.

Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat.

Nëse frika bëhet shumë e madhe sa të pengojë përditshmërinë, atëherë kthehet në fobi, një nga llojet e çrregullimeve të ankthit.

Frika e të qenit në qendër të vëmendjes
Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes,

Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur.

Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë.

Paniku
Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën.

Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë.

Në kërkim të perfeksionit
Njerëzit e prekur nga ankthi janë gjithnjë në kërkim të perfeksionizmit.

Ata gjykojnë veten keq dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur. Perfeksionizmi është një veçori e përbashkët me çrregullime të tjera obsesive që futen në kategoritë e ankthit

Lidhja mes ankthit dhe oreksit
Ekspertët shpjegojnë se kur njeriu pushtohet nga ankthi, trupi i tij nis të çlirojë hormone të cilat aktivizojnë sistemin nervor qendror dhe më pas mekanizmin “ik ose përballu.”

Ky mekanizëm ka për qëllim përgatitjen e trupit për tu përballur me një rrezik të mundshëm që po i kanoset.

Kjo dallgë hormonesh ka ndikime të forta fizike, veçanërisht në sistemin tretës.

Një prej hormoneve, kortizoli, përshpejton sekretimin e acidit gastrik që të përfundojë tretjen sa më parë.

Njerëzit që vuajnë shpesh nga ankthi kanë më shumë probleme me:

Konstipacionin,
Diarenë,
Problemet me tretjen,
Të përzierat
Një nga pasojat më të forta të ankthit është mungesa e oreksit në shumicën e njerëzve dhe nepsi tek disa të tjerë.

Për shembull, gratë dhe vajzat që vuajnë nga ankthi kanë tendencën ta teprojnë me ushqimin.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Nëse ankthi nuk trajtohet siç duhet ai nuk largohet. Pa trajtimin e duhur, mungesa afat-gjatë e oreksit dhe ankthi kronik mund të kenë pasoja serioze për jetën.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *