A është e këshillueshme që të ndani tabletat që konsumoni?

Megjithëse zakonisht jepen me recetë nga mjeku në dozat e duhura në shumë raste të tjera dozat e tyre menaxhohen edhe nga vetë pacienti.

Ilaçet në formën e tyre më të zakonshme janë të shitura si tableta të vogla rrethore. Gjithashtu edhe në doza të mirë përcaktuara nga mjeku.

Kështu janë edhe më të aksesueshme dhe të përdorshme në popullatën e gjerë.

Megjithëse zakonisht jepen me recetë nga mjeku në dozat e duhura në shumë raste të tjera dozat e tyre menaxhohen edhe nga vetë pacienti.

Ndarja në disa pjesë e tabletave të ilaçeve është një metodë e njohur për shumë njerëz, por a është gjithmonë e këshillueshme kjo metodë?

Ekspertët këshillojnë një listë me ilaçe tableta e të cilave nuk e lejojn ndarjen në dy apo më shumë gjysma.

Kjo sepse mund të sjellë pakësim të efektit që parashikohet të kenë këto ilaçe në trupin e njeriut.

Më poshtë ju shpjegojmë llojet e ilaçeve të cilat nuk rekomandohet t’i thyeni përgjysmë dhe ato që mund t’a bëni këtë.

Ilaçet e sëmundjeve kronike
Kur flasim për sëmundje kronike apo sëmundje të rënda sigurisht doza e ilaçeve që merrën nga goja janë të shumta.

Sëmundjet si diabeti apo presioni i lartë i gjakut janë ndër këto sëmundje të cilat mbahen nën kontroll me anë të pilulave.

Ekspertët thonë se në këtë rast ndarja e tabletave të këtyre ilaçeve nuk përbën ndonjë problem.

Kjo pasi nuk prek përbërjen e tyre të brendëshme dhe nuk ka efekte anësore, thjesht ulin dozën e ilaçit.

Mjekët rekomandojnë se edhe në rastet kur ilaçet mund t’i ndani në gjysmë bëjeni këtë pak para se t’i konsumoni ato.

Në këtë mënyrë do të evitoni futjen e lagështirës brenda përbërjes së medikamentit tuaj.

Ilaçet që nuk duhet t’i ndani kurrë
Një nga shembujt më të mirë që mund të marim në këtë rast është apirina.

Ilaçet me përdorim të gjerë si aspirinat e zakonshme nuk këshillohet të ndahen asnjehërë përgjysmë.

Kjo sepse mund të prishë përbërjen dhe vetitë e ilaçeve duke shkaktuar probleme të stomakut siç është ulçera apo refluksi.

Ndarja e këtyre ilaçeve prish barrierën që ato kanë në mbrojtjen e stomakut tuaj. Duke ju shkaktuar më pas këto efekte negative.

Gjithsesi përpara se të vendosni të ndani pilulat gjithnjë konsultohuni më parë me mjekun tuaj.

Pasi kjo do të ndryshojë efektin që ilaçi ka në çdo rast edhe nëse nuk ju jep efekte anësore.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *