Kjo është nusja/ Mevlani shkund rrjetin me deklaratën: Qenka lidhur me prezantuesen shqiptare…

As Antonela, as Ledjana por moderatorja Ester Bylyku është emri i vajzës që po lakohet për një lidhje me Mevlanin. Ky i fundit ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku foli për jetën e tij, historitë e dashurisë, vështirësitë për të bërë letrat gjermane. Por, nëse gjatë intervistës çdo gjë shkoi mirë, “lëmshi” u krijua në rrjetet sociale.

Mevlani postoi një foto në Instagram me moderatoren e cila ka komentuar poshtë fotos: “Sa kinge kjo goca. Kush është?” Ndërsa përgjigja e Mevlanit është ajo tipikja çfarë ai ka kërkuar më së tepërmi në program dhe jo vetëm “Nusja.” Kaq ka mjaftuar që të ngjallë dyshime të ndjekësit për një lidhje të mundshme mes tyre, teksa asnjëri nga protagonistët nuk ka reaguar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *