Pas daljes nga burgu, Fjolla ndahet nga Fisniku? Veprimi i tij i çudit të gjithë

Vetëm pak ditë më parë, Fjolla Morina, u lirua nga paraburgimi. Këngëtarja nuk ka reaguar për këtë, por avokati i saj u shpreh ditën që ajo u lirua, se gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj.

Ndërkohë llogaria e saj zyrtare në Instagram nuk ekziston më dhe nuk dihet arsyeja e një vendimi të tilla nga ana e Morinës.

Ndërsa bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, ka fshirë të gjitha fotot dhe video që kishte ndarë me ndjekësit.

Madje Fisniku nuk ndjek më në Instagram as vajzën e madhe të partneres së tij. Këto veprime kanë bërë që ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Kujtojmë se Fjolla dhe Fisniku bënë një ceremoni shumë private në Maldive.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *