Zgjidhja e duhur për sjetullat e djersitura

Të gjithë e dimë që sqetullat e djersitura janë pjesë e zakonshme e jetës. Por çfarë ndodh kur situata e djersitjes bëhet nga normale në e sikletshme?

Djersitja është e mirë, është një funksion thelbësor në trup. “Ne djersitemi për të rregulluar temperaturën e trupit tonë”, thotë Corinne Erickson, dermatolog në Texas.

E vetmja gjë negative dhe shpesh e pakëndshme është era e keqe. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit djersa në vetvete është një lëng i pastër, pa erë, por kur përzihet me bakteret në lëkurë, mund të shkaktojë një erë të tmerrshme.

Disa mënyra:

Shmangni ushqimet pikante:
Piperin harrojeni për disa kohë. Kur konsumojmë ushqime pikante, trupi ynë është i predispozuar për të djersitur më shumë. Përbërësit pikantë dërgojnë sinjale tek truri juaj dhe pas kësaj do të ndjeni një nxehtësi të menjëhershme në trup. E gjithë kjo përkthehet në djersë. Djersa përkthehet në njolla të padëshirueshme dhe aromë (jo të këndshme).

Sa më pak kafeinë: Kafeina shkakton gjithashtu djersitje! Sa më shumë produkte që përmbajnë kafeinë të konsumoni, aq më të larta janë gjasat për të djersitur. Gjatë verës, qëndroni tek çajërat e ftohtë ose zgjidhni versionin pa kafeinë.

Zgjidhni materiale pambuk ose mëndafsh: Nëse vishni gjëra sintetike, harrojeni të shpëtoni nga njollat e djersës. Në vend të tyre, vishni bluze dhe fustane të pambukta. Temperaturat e trupit do të jenë normale dhe ju do të ndiheni më mirë.

Një deodorant gjithmonë me vete: Mos e aplikoni deodorantin vetëm kur ndjeni që jeni djersitur. Më efektiv është kur trupi juaj është ende i thatë pasi bllokon precepitimin. Futeni në çantë dhe aplikojeni herë pas here.

Mos e ndani lëngun e limonit: Nëse antidjersat ju kanë lodhur, lëngu i limonit do t’ju shpëtojë. Hidheni në një tas të vogël dhe aplikojeni tek sqetullat para se të flini. Trupi juaj do ta absorbojë dhe do të luftojë djersën që duket kaq shëmtuar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *