Të gjitha përfitimet shëndetësore të një filxhani çaj jeshil

Çaji jeshil është konsumuar prej shekujsh për shkak të vetive të mira që ka në shëndetin e njeriut. Sot, ne do ju tregojmë përfitimet që keni nga konsumi i këtij çaji, dhe një nga më të rëndësishmet është humbja e peshës.

Polifenole = Antioksidantë

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, katekina, të cilat janë detoksifikuese dhe ndihmojnë për të luftuar me radikalet e lira. Pra, çaji jeshil pastron qelizat dhe parandalon inflamacionin. Studimet tregojnë se katekinat dhe antioksidantët, rrisin metabolizmin. Përveç kësaj, katekinat stimulojnë termogjenezën (aftësia e trupit për të gjeneruar nxehtësi si rezultat i reaksioneve metabolike), duke prodhuar energji e cila ndihmon në shkrirjen e dhjamit.

Çaji jeshil është i pasur me vitamina të tilla si A, B, C, D, E, H, dhe K dhe minerale si krom, selen dhe zink. Ato ndihmojnë për të rritur funksionet metabolike.

Disa studime tregojnë se pirja e disa filxhanëve çaj jeshil stimulon humbjen e peshës. Edhe pse çaji jeshil ka më pak kafeinë sesa kafeja, është e mjaftueshme për të eleminuar shtresat e thella të yndyrës, veçanërisht rreth barkut.

Çaji jeshil funksionon në mënyrë të përsosur për të larguar urinë. Pijeni atë në vend se të hani diçka mes vakteve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *