Kjo teknikë ju ndihmon në rikthimin e nuhatjes dhe shijes tuaj pas COVID-19

Lidhja midis Covid dhe shqetësimit të nuhatjes dhe shijes u bë e dukshme në mars të 2020 ndërsa pandemia përfshiu globin.

Studiuesit e Mbretërisë së Bashkuar, thonë se vitamina A mund të trajtojë këtë problem në shëndet. Shumica e njerëzve që kanë kaluar infeksionin, e rifitojnë shijen dhe nuhatjen në mënyrë natyre për disa javë, megjithatë ka nga ata që edhe pas disa muajsh, nuk u kthehet shija dhe nuhatja. Ose kanë tjetërsim të shijes.

Universiteti i Anglisë Lindore po zhvillon një provë 12-javore për efektin e vitaminës A.

Vitamina A, ose retinol, ndihmon në ruajtjen e: sistemi imunitar – mbrojtja e trupit kundër sëmundjeve dhe infeksioneve, shikimin, lëkurën. Produktet që e përmbajnë këtë vitaminë, janë prodhimet e qumështit si dhe perimet.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *