Zbardhimi i profesional dhëmbëve

Goja dhe dhëmbët e bukur janë padyshim një nga sekretet e një pamje dhe buzëqeshje po ashtu të bukur.

Megjithatë ndodh jo rrallë herë që përgjatë përditshmërisë, dhëmbët shpesh të humbasin ngjyrën e tyre të bardhe e të shndritshme.

Kjo për shkak të ushqimeve, pijeve apo për një sërë arsyesh të tjera që mun dtë lidhen edhe me gjenetikën apo sëmundje.

Zgjidhja për këtë është trajtimi i dhëmbëve dhe zbardhja e tyre sa në kushtet e shtëpisë ashtu edhe tek dentisti.

Në Shqipëri këtë shërbim e ofron shumica e klinikave dentare dhe është një trend mjaft i përhapur.

Rezultati përfundimtar ndodh që të jetë i kënaqshëm, por a e dini se si ndikon kjo në shëndetin afatgjatë të dhëmbëve tuaj?

Çfarë është zbardhja e dhëmbëve?
Zbardhimi i dhëmbëve mund të bëhet në disa mënyra, duke filluar që nga ai profesionali që kryeht tek dentist deri tek metodat më popullore natyrale.

Metoda më e shpejtë dhe efikase është ajo e zbardhjes tek dntisti me solucione dhe aparatura të posaçme.

Është më efikase pasi ndryshimin mund ta shikoni menjëherë më pas që në senacat e para dhe me gjasë do të zgjasë më shumë në krahasim me metodat natyrale.

Për njerëzit që kanë një ngjyrim mesatar e gjithë procedura mun dtë mbarojë në vetëm një orë dhe dhëmbët e tyre të jenë të bardhë e të shkëlqyeshëm si të rinj.

Dhëmbët zbardhen me hidrogjen peroksidi i cili konsidoret si i shëndetshëm për përdorim nga ekspertët.

Megjithatë kjo nuk është gjithçka që duhet të dini për këtë mënyrë zbardhje.

A ka efekte anësore?
Siç edhe shpjeguam më lartë, kjo metodë konsiderohet si e sigurtë për t’u përdorur nga stomatologët dhe mjekët.

Gjithësesi nëse i nënshtroheni një procedure të tillë, duhet të kini parasysh se mund të ketë efekte anësore mbi ju.

Së pari dhëmbët tuaj do të bëhen më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, përfshirë këtu edhe ushqimin.

Këtë ndryshim të dhëmbëve tuaj, do ta ndjeni menjëherë pas sencave të para, por në shumicën e rasteve mjekët shpjegojnë se kjo ndjesi kalon.

Ekspertët shpjegojnë se me gjasë do të keni ndjesi të shtuara të të ftohtit dhe të ngrohtit teksa konsumoni ushqime.

Nëse keni probleme të tilla pas zbardhimit profesional, dentisti mund t’ju sugjerojë të përdorni kalium nitrati apo xhel me flour.

Së dyti mishrat e dhëmbëve tuaj mund të irritohen pas këtij procesi.

Kjo mund të ndodhë për shkak të kontaktit të produktit zbardhues me mishrat.

Pra nëse jeni një person që vuani nga mishrat e dhëmbëve, zbardhimi i dhëmbëve mund të mos jetë për ju.

Po ashtu mund të ndjeni mpirje të dhëmbëve, inflamacion apo irritim.

Ky proces sipas dentistëve, kryhet vetëm në dhëmbë natyralë dhe jo më shumë se 1-2 herë përgjatë vitit, pasi mund të shkaktojë efekte anësore të vazhdurshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *