“Është askushi për mua”, Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

Dramat’ e Për’puthen 2 vazhdojnë edhe jashtë, sidomos të ‘trekëndëshit’ që rrëmbeu vëmendjen maksimale sezonin e kaluar.

Pasi mbaroi Për’puthen, Mevlani dhe Ledjana nuk vazhduan më bashkë dhe sipas kësaj të fundit një nga shkaqet ishte Antonela, e cila gjithmonë e ka mohuar këtë gjë. Madje herën e fundit në emisionin
“Jashtë Loje” Antonela insistoi se shkaku i ndarjes së tyre nuk ishte ajo.

Gjërat midis Antonelës dhe Mevlanit duken se shkuan mirë gjatë gjithë verës. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror.

Ama dje ndjekësit e protagonistëve, vendosën re një detaj.
Antonela e hoqi nga lista e “following” Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim.

“Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit.
Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë. Madje ditët e fundit Antonela i kishte bërë repost ne story-t e saj disa gjërave në lidhje me Mevlanin, si dhe hera e fundit në një video bashkë ishte para 2 javësh, ku Antonela dhe Mevlani dukeshin shumë mirë me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, vlen për tu përmendur se kohët e fundit Mevlani dhe Ledjana kanë folur mirë për njëri-tjetrin.
I ftuar te Shqipëria Live , kur doli një foto e tij me Ledjanën në ekran ai tha:

“Më pëlqen shumë kjo foto dhe e shikoj shpesh këtë foto. E kam në telefon, jo veç këtë po kam shumë foto të (Ledjanës), që kemi bërë. unë si kam fshirë akoma”

Ndërkohë Ledjana e mbrojti Mevlanin, kur dikush e quajti fallco në komentet e një videoje në TikTok:

Mevlani gjithashtu para 2 ditësh kishte shkuar te vendi i takimit ku dha puthjen e parë me Ledjanën dhe shkroi : “Fiks te kjo tavolina është një kujtim shumë i bukur për mua

E sigurt është që tensionet midis këtyre 3 personazheve vazhdojnë edhe pas emisionit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *