Ada shpërthen ndaj Edit, momenti kur i shkon te karrigia

Ada dhe Edi janë përplasur sërish, pasi ky i fundit tha se i qëndron pas të gjitha fjalëve që ka thënë për bukuroshen e Përputhën.

Që nga takimi i tyre i parë, Ada dhe Edi vazhdojnë të kenë raporte të acaruara me njëri-tjetrin, por shumë kush dyshon se mes tyre ka pëlqyeshmëri të madhe.

Sonte në “Prime” është Ada ajo e cila ka dalë jashtë kontrollit duke biseduar tërë kohën në këmbë karshi Edit i cili fliste ulur.

Fillimisht dyshes iu dha mundësia për një përballje katër minutëshe, por aty nuk pati debat fare për shkak se në fillim përballjen e nisi keq Edi.

Momentin e diskutimit të tyre ndiqeni në videon më poshtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *