Herpsesi në buzë: Metoda parandalimi dhe trajtimi

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë.

Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.

Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, zakonisht shfaqen në një grup.

Nga se shkaktohet herpesi në buzë?

Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex. Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e trasmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale. Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht. Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.

Disa shkaktarët mund të jenë:

  • Stresi,
  • Ndonjë sëmundje e pranishme,
  • Lodhja,
  • Ushqime të caktuara,
  • Ndryshimet hormonale,
  • Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës),
  • Infeksionet,
  • Reagimet alergjike,
  • Ekspozimi i tepërt në diell.A është herpesi ngjitës?Ekspertët e shëndeti thonë se ai është ngjitës dhe mund të përhapet përmes puthjes, seksit oral dhe formave të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë. Dhe meqenëse është një virus i përjetshëm, mund ta transmetoni në çdo kohë edhe kur nuk keni plagë aktive.

    Si mund ta kuptoni nëse keni herpes?

    Nëse vëreni një grup plagësh të vogla mbi ose rreth buzëve, mund të jeni duke përjetuar një shpërthim të virusit. Por nëse keni vetëm një plagë dhe nuk mund t’a kuptoni saktësisht se çfarë është, konsideroni të kryeni një vizitë mjekësore.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *