Ka për t’i parë Bora Zemani të gjitha/ Thuhet se Donaldi do lidhet me dikë aty brenda: Ja kush do jetë fatlumja…

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother” ndër vite kanë komentuar, puntatën e parë të “Big Brodher VIP” që nga moderatorja e deri te 14 personazhet e njohur. Në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ishin Jonida Aliçkolli, Olsi Mingomata, Fjorentina Halili dhe gazetari Andi Vrapi. Ndërsa në lidhje “Skype” ishte Qetsor Ferrunaj.

Teksa bënë komplimentet për moderatoren e emisionit, Arbana Osmanin, dhe gjithë spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ata analizuan edhe disa prej banorëve.

Fiorentina Halili:
U lotova i çik, ndoshta se kujtova nostalgjinë. Mua më bëri çudi Sabiani që hyri. Po të marrësh parasysh Big Brother VIP në Itali, personazhet nuk njihen shumë, zero. Ndërsa këtu kemi kast. Duke e njohur Ardit Çunin dhe angazhimet e tij, nuk e mendoja se do të bëhej pjesë.

Qetsor Ferrunaj:

Ishte super, studio perfekte, ngjyra të bukura. Arbana ishte super. Nuk ka asgjë të keqe për të thënë se nuk ka asnjë gjë negative. Veç ta shpik, nuk mendoj se ka gjëra të këqija, të paktën nga nata e parë. Edhe ajo shtëpia me pulat, gomarin, ishte interesante.

Jonida Aliçkolli:

Me Palomëm kam punuar për vite me radhë në Top Albania Radio dhe e di shumë mirë se asaj shtëpie i duhej një banore si Paloma. Fifi është një super personazh, përveçse e talentuar. Do ketë edhe çift, Donaldi do lidhet me dikë aty.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *