“Isha fshatare e Ferizajt”, Fifi vjen me deklaratë ndaj ish-të dashurit: Më la pasi nëna e tij nuk më donte

Programi i Big Brother VIP ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në emsionin e parë.

14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, gjersa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

Këngëtarja, ka treguar se ish-i dashuri i saj i parë e kishte lënë, pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse?Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar Fifi.

Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *