Lajm i zi/ Artisti i njohur shqiptar mbyll sytë nga Covidi

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare piktori i njohur Ziso Kamberaj. Mësohet se Kamberaj kishte që prej muajit shtator që luftonte me vd
ekjen për shkak të infektimit nga koronavirusi, ndërkohë që sot humbi jetën në një spital në Gjermani. Ndonëse atij iu dha mjekim i specializuar, 56-vjeçari nuk arriti që të mbijetonte. Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

Profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin; “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut, ndërkohë që la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *