Lajm i zi/ Covid-19 i merr jetën ish zv.ministrit shqiptar

Ish zv/Ministri Ahmet Ceni nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19, duke humbur jetën këtë të martë.

Lajmin e bën me dije deputetja e Partisë Socialiste, Edon Bilali, e cila ka njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të profesorit të ekonomisë Ahmet Ceni.

Teksa i shpreh ngushëllimet të afërmve dhe familjarëve të profesorit, Bilali rikujton kohën kur i ndjeri ishte profesor i saj dhe i jepte këshilla.

“Covidi na mori edhe një tjetër . Sot u nda nga jeta Prof. Dr. Ahmet Ceni, një jetë në shërbim publik. U nda nga jeta një nga mentorët e mi. Ngushëllimet e para i shkojnë familjes dhe menjëherë mbrapa kolegëve, që sot u tronditëm dhe nuk e pranojmë dot që profesori nuk do të jetë më mes nesh.

Kur para 10 vitesh kalova asistente e tij në disiplinën e Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, e vetmja gjë që na lidhte ishte të qënurit nga Shkodra. Prof. Ahmetin studentët e konsideronin strikt por me zemrën e madhe. Për të gjithë ne që e kishim shef, ishte mësues i vlerave akademike dhe parimeve etike të një profesionisti të rrallë. Çdo bisedë me të ishte e shoqëruar me këshilla që veç një prind mund tja japë fëmijës. Vlerat e Prof. Ahmetit do mbeten gjithmonë me mua, ndershmëria, drejtësia dhe mirësia. Janë pikërisht njerëz si prof. Ahmeti, që më bëjnë të besoj se modele pozitive si ai përhapen si oksigjen tek njerëzit që ndërveprojnë me to. Do të jetosh në mendjen e zemrën time sa të jetoj!:, shkruan Bilali në facebook.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *