A do dalësh dhe ti po iku Triksa/ Donaldi habit me përgjigjen…

Diskutimet mes banorëve të Big Brother Vip Albania janë nga më të ndryshmet.Këtë herë ka menduar Antonela të vërë në një pozicion të vështirë Donald Veshajn.

Aktori u pyet nga shkodrania nëse do të dilte nga shtëpia më e famshme në vend, në raste se Beatrix do largohet. “Po normal”, tha fillimisht Donaldi, i cili më pas e drodhi pak muhabetin dhe e ccoi në drejtim tjetër.


“Varet sa afër fundit, nëse nuk shtyhet. Nëse shtyhet pastaj… Je e sigurt që nuk shtyhet? Ti ke informacion për shtyrjen. Për sa ditë ke firmosur ti…”, dëgjohet të thotë aktori i humorit.

Donaldi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ka krijuar lidhje me Beatrixen, e cila një ditë më parë u shpreh se donte të largohet për shkak se ndihej e lodhur.SHIKO VIDEON KETU

Kujtojme se mbreme në shtëpinë e Big Brother Vip është krijuar një stuatë e vështirë teksa Beatrtix Ramosaj ka kërkuar vazhdimisht të dalë nga shtëpia pasi thotë se nuk ndihet mirë.

Donaldi është përpjekur ta qetësojë duke e siguruar se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka pse ndihet në këtë mënyrë. Ai i thotë se nuk e shikon dot në këtë gjendje dhe se do që ta shkundi që ajo të vijë në vete.

Ai thotë se e ka kuptuar natyrën e Beatrix dhe që është natyrë depresive por këmbëngul se çdo gjë është në rregull dhe ajo duhet ta kuptojë si funksionon loja.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *