Unë s’kam c’të të bëj/ Beatrix do të dalë nga Big Brother: Donaldi i tregon derën…

Beatrix nuk po kalon periudhë të mirë dhe të qetë në “Big Brother” dhe dje kërkoi papritur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Teksa ishte duke biseduar në oborrin e shtëpisë me Antonelën dhe Donaldin ajo u ka thënë se dëshiron të largohet.

E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë. Pas këtij vendimi, Donaldi ka kërkuar të mësojë arsyen. Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë.

Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”. “Më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë”, tha aktori, por duket se Trixa i qëndroi vendimit të saj.


Pjesë nga biseda: Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon? Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë Beatrix: Nuk dua të fle

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi Beatrix: Po ik ti Donald: Jo, si të iku unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok Beatrix: Mos u ndje keq të lutem

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë. Beatrix: Si? Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *