Hera e fundit që ndërhyn në fjalët e mia”, Antonela debaton ashpër me Big Mamën në BB VIP

Edhe mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP nuk kanë munguar debatet e polemikat në mes të banorëve.

Në një debat të ashpër u përfshinë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha dhe këngëtarja Big Mama.

Kjo e fundit ka devijuar situatën duke përdorur edhe fjalë të papërshtatshme për ekran.

Antonela ishte ajo e cila kërkoi që Big Mama mos t’i ndërhyjë më asnjëherë në fjalët e saj.

E në anën tjetër, artistja nga Shkupi ia ktheu se ka të drejtë të shprehet sa herë që dëshiron ajo.

“Ndërhyj, hajt ndalem, nuk mundesh”, vazhdoi më tej Big Mama.

Antonela ndërkaq duket të jetë banorja më pak e preferuar brenda shtëpisë për shkak të zënkave që krijon me të tjerët.

Ajo ka disa javë që po krijon zhurmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.