U tha se Hyseni ia bëri dhuratën për show flet Niku

Nik Sherri është ndër konkurrentët që hoqën dorë nga “Për’puthen 3”, ai bëri bujë me historinë e tij prekëse dhe frymëzuese të aksidentit, ku ka humbur njërën këmbë.

Sot Niku ishte i ftuar te “Shqipëria Live” për të diskutuar për rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.


Ai u pyet për makinën që i dhuroi Hyseni, gjest i cili është komentuar shumë, nga disa për mirë, por të tjerë e kanë marrë edhe si gjest për ‘show’.

“Kur Hyseni më tha për dhuratën, mënyra sesi ma tha, e kuptova që nuk ishte diçka tjetër, gjithmonë e kemi pasur atë presionin çfarë do na thonë për këtë apo atë, kur pash fytyrën e atij e kuptova që nuk ishte për show e realisht nuk është për show, nuk doja të dilte as në Prime dhe kur e kemi diskutuar me Hysenin ai i kishte sot me lot, as ai nuk donte ta bënte publikisht.”,- tregoi ai.

Niku tha se ka akoma miqësi me Hysenin dhe mendon se do ta ketë gjithë jetës.

Ish-konkurrenti tha se arsyeja kryesore përse hyri ishte për të dhënë disa mesazhe inspiruese.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *