
Cift i ri në Big Brother/ Nuk do ta besoni cfarë surprize kanë marrë Dj Dagz dhe Einxhel…

Raporti mes Dj Dagz dhe Einxhel ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, tkesa ende nuk dihet se çfarë po ndodh midis tyre.
Si për t’i ndihmuar për të qartësuar ndjenjat sot dyshja ka marrë një surprizë nga fansat. Si shumë të tjerë, edhe Einxhel dhe Dagz kanë marrë një mesazh me parashutë ku shkruhet: “Einxhel je forca jonë. Dagz we love you! Einxhel-Dagz”. SHIKO VIDEON
Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës Einxhel u shpreh se i druhej penalizimit të ndonjërit prej tyre nëse do të krijohej diçka.
Ajo theksoi se ka nevojë për kohën e saj dhe se nuk është fokusuar kurrë tek çështjet sentimentale, por fokusi i saj kryesor ka qenë vetja, puna dhe karriera.
Të shohim se si do ndikojë te dyshja kjo surprizë, pasi gjithë fansat e tyre jashtë po presin një afrimitet më shumë nga dyshja dhe dikush prej tyre duhet ta bëjë hapin e parë. /News31