Rihapet debati Semi-Ilir, kujt i jep të drejtë Donaldi sot?

Pasditen e sotme “Vëllai i Madh” ka vendosur që banorët të diskutojnë disa prej ngjarjeve më të përfolura në shtëpi.

Atyre u janë paraqitur temat nëpërmjet klipeve për të cilat duhet të ndahen në dy grupe, ata që janë pro edhe ata që janë kundër, një ndër temat rreth të cilave u fol ishte debati Semi-Ilir.


Një pjesë e madhe e publikut ishte kurioz se çfarë qëndrimi ka Donaldi sot lidhur me këtë debat.

Ai jo vetëm që është pozicionuar pro Semit por e ka mbrojtur atë siç ka bërë gjithmonë teksa Ilirin e ka konsideruar lojtar.

“Dy javët e para nuk kanë qenë fantastike për të gjithë, Iliri është lojtar dhe të vetimit njerëz që kemi qenë të afërt nga jashtë kemi qenë unë dhe Semi dhe ajo ishte një gjë shumë e vogël për tu bërë aq e madhe, dy javët e para ishin për të treguar kush ishte lideri i shtëpisë.

Ti fillove të gatuaje, të merrje pranë Sabianin, Monikën, Arjolën, ishin lëvizjet e para të tua si një lojtar ”,-tha Donaldi.

Shiko videon:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *