U bë xheloz Donaldi/ Beatrix flet për marrëdhënien me Neymar: Shumë i sjellshëm e futbollistët tanë s’kanë bërë asgjë dhe e kanë mendjen e madhe

Derisa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së famshme, Donaldi, Beatrixa, Dj Dagz dhe Sarah kanë zhvilluar një bised rreth shoqërosë së artistes kosovarë, Ramosaj.
Në pyetje u përfshi dhe Donaldi i cili i tha se si i ka njoftuar.
“Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët, ishim te festa, më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm, shumë shokë të mirë.”.
Derisa tregoi raportin me futbollistat e njohur bëri dhe një krahasim me futbollistët shqiptarë: “Janë shumë me këmbë në tokë, këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe, ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat”, e përmbylli ajo.