Beatrix zihet keq me Sarën/ Po nuk do ta besoni se si reagoi Donaldi: Ja kë mbrojti

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë provës javore. Teksa, banorët po ushtronin koreografinë bashkë me Ilirin, Beatrix dhe Sara kanë pasur një zënkë, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Donaldi as që afrohet për të parë se çka po ndodh mes tyre, ai zgjedh të qëndrojë pranë Ilirit. Theksojmë se, duke e ditur raportin e tyre të afërt, ky distancim i Donaldit nga një vajzë që i thotë se e pëlqen është për tu çuditur. SHIKO VIDEON
Dje janë diskutuar disa nga ngjarjet e bujshme brenda shtëpisë. Prej të gjithave u diskutua edhe dalja e Beatrix në takim romantik me Kledin në shtëpinë e Big Brother edhe pse këngëtarja hezitonte të dal, megjithatë e kishte pranuar takimin.
Pas daljes në takim, Beatrix dhe Kledi nuk e vazhduan më tutje njohjen, ndërkohë Iliri pyeti Beatrix se pse ka dal në takim me Kledin kur nuk ka dashur.
“Nuk e dija që mundesha”, tha Beatrix duke e ditur faktin se produksioni i Big Brother e kishte organizuar takimin e tyre dhe nuk ka ditur se a i lejohej kjo gjë.