Janë lidhur bashkë këta/ Ja c’po ndodh mes Granitit dhe Fifit…

Filloreta Raçi dhe Granit Cana janë dy prej emrave më të komentuar dhe të përfolur të edicionit të Big Brother Vip. Ata krijuan një raport shumë të fortë mes tyre kur ishin pjesë e reality-show BBV.

Pas daljes nga programi u duk se marrëdhënia e tyre u kris, por ata duket se kanë lënë pas çdo hatërmbetje apo keqkuptim dhe së fundi janë parë shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata janë thuajse të pandashëm, pasi Graniti ka udhëtuar shpesh në Tiranës po ashtu edhe Fifi në Kosovë. Së fundi Graniti ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me këngëtaren, teksa shëtisin së bashku.

Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Graniti dhe Fifi janë në një lidhje por që kanë vendosur të mos e bëjnë publike, për ta shijuar në privatësi.

“Vëllai i Madh” ka ngacmuar sot paksa banorët e shtëpisë. Kjo për faktin se ka rikthyer disa zënka që kanë ndodhur në shtëpi me disa nga ish-banorët shkruan lajmi.net.

Kur flitet për zënka, atëherë nuk mund të mos komentohet Fifi e cila kishte disa probleme brenda me banorët, madje situata me Granitin e kishte acaruar këngëtaren.

Ndërkohë, sot banorët kanë komentuar veprimet e Fifit, Beniada tha se ka qenë xheloze gjithashtu shtoi se kishte edhe frikë nga ajo.

Ndryshe, Arjola e zbuti paksa debatin duke thënë se çdo veprim i saj ka pasur arsye dhe nuk duhet paragjykuar. Shiko videon teksa banorët debatojnë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.